I riu pickohet nga akrepi në Karaburun dhe humb ndjenjat

I riu pickohet nga akrepi në Karaburun…

Një 23 vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit për në spitalin e Vlorës pasi është pickuar nga një akrep duke bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit. 23-vjçari Enea Dervishaj ishte së bashku me familjen në plazh kur është pickuar në krah nga akrepi dhe ka filluar dridhjet e trupit gati duke humbur ndjenjat.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare e cila ka shkuar me një mjet te saj gomone.

Më pas ka shoqëruar të riun në ambientet e spitalit të Vlorës.

Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit