I riu rom në Cërrik, mblidhte hekura, mbante në dorë një granatë

I riu rom në Cërrik, mblidhte hekura,…

27-vjeçari Erion Rexhepi, i cili I përket komunitetit rom në zonën e Cërrikut. Rexhepi, mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanat e plehrave dhe në shtëpi të ndryshme të zonës.

Personat e fundit që kishin parë viktimën, kanë pohuar në policinë e Cërrikut se Rexhepi kishte xhetur një granatë dhe e mbante në dorë. Sipas hetimeve të para, lënda shpërthyese që besohet se i ka marë jetën 27-vjeçarit, dyshohet të jetë një granatë dore.

27-vjeçarit granata i ka plasur në dorë e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat në zonë për të dokumentuar të gjithë ngajrjen.    

“E kemi këtu në lagje, ishte cun i mirë. Tani nuk e di çfarë i ka ndodhur. Ka familje me dy a tre fëmijë se di mirë. Njihej si person i qetë, nuk di që të kete biznese.

Mendoni se ishte atentat? Unë isha në shtëpi nuk kam dëgjuar asgjë”, u shpreh një banor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit