I riu rrëzohet për vdekje, kishte shkuar për ngjitje mali me djalin 9-vjeçar të të fejuarës

I riu rrëzohet për vdekje, kishte shkuar…

Një 40-vjeçar është rrëzuar për vdekje teksa ishte në një udhëtim hiking me djalin 9-vjeçar të të fejuarës së tij.

Adrian Vanderklis mori djalin për tu ngjitur në mal nëpërmjet kanionit Provo pranë ujëvarës Bridal Veil ditën e shtunë, por fatkeqësisht humbi jetën. Trupi i tij u gjet në një lartësi 1767 metër në një pjerrësi gati vertikale.

Oficerët e policisë morën një telefonatë në orën 19:00, kur e fejuara e Vanderklis, Shantell Taylor telefonoi për të raportuar se kishte disa orë që nuk e kishte parë. Ndërsa i biri mbeti i vetëm në mal dhe e ëma mund ta shihte djalin e saj nga poshtë teksa qante dhe rrinte vetëm.

Ekipet e shpëtimit nisën ta kërkonin atë natë, por operacioni u shty për shkak të errësirës. Trupi i pajetë u gjet nga një ekip me helikopter gjatë ditës së diel dhe nga autopsia rezultoi se oficerët ishin të bindur që Vanderklis ndërroi jetë menjëherë për shkak të lëndimit të tij.

Mbetet e paqartë se si është rrëzuar, ndërsa autoritetet dyshojnë se ka rrëshqitur. Mediat britanike bëjnë me dije se në momentin e incidentit, 9-vjecari nuk e pa rënien e Vanderklis.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit