I riu shqiptar gjendet i pajetë në Greqi, kishte dalë nga burgu pak kohë më parë

I riu shqiptar gjendet i pajetë në…

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në ishullin e Kretës në Greqi, raportuan mediat helene.

22-vjecari u gjet i vdekur brenda banesës së një miku të tij, ku po qëndronte prej disa kohësh.

Pronari i banesës ka gjetur trupin e pajetë dhe më pas ka njoftuar autoritetet ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia lokale.

Mediat greke nuk japin detaje mbi shkaqet e vdekjes së 22-vjeçarit ndërkohë pritet përgjigja nga autopsia për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

I riu kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar në Kretë si mysafir në shtëpinë e mikut të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit