I riu shqiptar në Itali vjedh lokalin në mes të plazhit, merr alkool dhe para të thata

I riu shqiptar në Itali vjedh lokalin…

Një shtetas 18 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi akuzohet për grabitje dhe plagosje në bashkëpunim me shokët e tij, ende të paidentifikuar.

Në orët e para të mëngjesit, ai hyri nga dera e pasme në një lokal në plazhin Piazza Lemmeti. Ai vodhi alkool me vlerë deri në 1000 euro dhe 300 euro cash. Kur hyri pronari, i riu e sulmoi duke e kërcënuar me shishe të thyer se do t’i merrte më shumë alkool, shkruajnë mediat italiane.

Pas pak çastesh hyri brenda edhe një roje sigurie, rreth 50 vjeç, i cili u qëllua me grushte dhe mbeti në tokë i gjakosur me plagë në fytyrë. Më pas ndërhynë forcat e policisë, që bënë të mundur arrestimin e shqiptarit pak metra nga lokali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit