I riu shqiptar plagos me thikë shefin dhe kolegun në Gjermani/ Përfundon në psikiatri

I riu shqiptar plagos me thikë shefin…

Një piktor ka sulmuar me thikë kuzhine shefin e tij dhe një punonjës mëngjesin e së shtunës.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, që sipas mediave gjermane thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai nxorri papritur një thikë kuzhine dhe i goditi. Dy persona u plagosën rëndë, ndërsa njëri prej tyre është ende në rrezik për jetën. “Gjendja e tij është ende jashtëzakonisht kritike,” thotë Stephan Beer, kreu i skuadrës së vrasjeve.

Shqiptari po hetohet për vrasje të mbetur në tentativë dy herë, jo vrasje nga pakujdesia. Sipas Beer-it, prokuroria publike e sheh karakteristikën e vrasjes si tinëzare.

Sipas policisë, dy të plagosurit kanë rrënjë kosovaro-serbe. Ata gjatë sulmit janë goditur disa herë nga autori, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit