I riu shqiptar po udhëtonte me vajzën e tij 6-muajshe, aksidenti tragjik u merr jetën (Foto)

I riu shqiptar po udhëtonte me vajzën…

Elvis (Agim) Muçaj, është i riu shqiptar nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Gjermani. Bashkë me Elvisin, në makinë ka qenë dhe vajza e tijn e mitur, Luana 6 muajshme, e cila ka ndërruar jetë gjithashtu.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shkruar se aksidenti që i ka marrë jetën të riut ka ndodhur dy ditë më parë, e bashkë me të ka ndërruar jetë dhe vajza 6 muajshme.

Elvis (Agim) Muçaj ishte nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, shkruan kryekomunari i Deçanit, Bashkim Ramosaj./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit