Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku disa të rinj kanë vendosur që “adrenalina” e rrezikut në rrugë të shndërrohet në spektakël online.
Njëri prej tyre, i ulur në timon, kryente manovra të rrezikshme drift-i, ndërsa shoku i tij edhe pse e paralajmëronte që do të vritej nuk ndaloi së transmetuari gjithçka live në TikTok. Të qeshura, komente nga ndjekësit, “wow”-e virtuale… deri në sekondën kur gjithçka ndryshoi. Në fund, “shfaqja” përfundoi me një përplasje të filmuar në kohë reale, moment i cili duket qartë edhe në video.
Ky episod tregon edhe një herë se si disa të rinj, për disa klikime dhe komente më shumë në rrjet, janë gati të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve në rrugë. Ajo që për ta është “aventurë” për pak çaste fame, për qytetarët e tjerë mbetet burim aksidenti e frike.
Shpresojmë që organet përkatëse ta marrin seriozisht këtë fenomen, sepse rrugët nuk janë as pistë garash dhe as skenë spektaklesh live. Përndryshe, do vazhdojmë të shohim më shumë “show” të tillë që fatkeqësisht përfundojnë me pasoja të rënda.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ Albania, më tërhoqi vëmendjen diçka, dje në darkë po rrija në TikTok dhe më doli në live video e dikujt. Ja çfarë bëjnë drift live në TikTok dhe në fund bëjnë aksident live siç duket në video.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/G6b3LkDf7cg” title=”I riu si trembet vdekjes, bën drift dhe përplaset live në TikTok” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>