
Sulmuesi i Liverpool Luiz Diaz mund të buzëqeshë sërish lirshëm, pasi babai i tij është lënë i lirë nga rrëmbyesit guerrilas dy javë pasi u rrëmbye nga anëtarët e grupit kryengritës kolumbian ELN.
Lajmin për lirimin e babait të yllit të Liverpool, e dha raporterja Vicky Davila, e cila mbuloi gjithë situatën me rrëmbimin e Luis Manuel Diaz.
Ajo shkruajti në portalin “X” se ankthi dhe torturat mbaruan për babain e sulmuesit kolumbian.
“I bekuar qoftë Zoti! Çfarë gëzimi që Luis Manuel Diaz, babai i Luis Diaz, është i lirë dhe kthehet në familjen e tij. Çfarë dhimbje e madhe dhe çfarë lumturie në të njëjtën kohë. Ankthi përfundon, torturat mbarojnë. Ata janë përsëri së bashku”, shkruan ajo.
Gjithashtu edhe Federata e Futbollit Kolumbian e konfirmoi lajmin për lirimin e Luis Manuel Diaz.
“Federata e Futbollit Kolumbian falënderon Qeverinë Kombëtare, Forcat Ushtarake dhe Policinë Kombëtare, si dhe të gjitha institucionet dhe zyrtarët që bënë të mundur lirimin e Luis Manuel Diaz, babait të lojtarit tonë Luis Diaz”, thuhet në njoftim.
Pas marrjes së lajmit të mirë, Diaz është grumbulluar me Liverpoolin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme përballë Lorient në Ligën e Europës.