I rrethuar me burime ujore, rritet çmimi për ujin e pijshëm në Kukës

I rrethuar me burime ujore, rritet çmimi…

Nga muaji tetor në Kukës uji i pijshëm për abonentët familjarë është rritur nga 38 m2 lekë në 53m2 lekë, me afro 28%, edhe faturat aforfe të familjarëve janë rritur me afro 200 lek më shumë (614 në 820).

Për biznesim privat kjo rritje ka shkuar në 175m2 lekë nga 125m2 lekë që ka qenë. Në këtë kohë krize ku çmimet e artikujve janë dyfishuar, kjo rritje rëndon në xhepat e kuksianëve.

Ata ngrenë edhe shqetësimin e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm. Pavarësisht që Kukësi është i rrethuar me burime ujore, uji në çezmat e konsumatorëve familjarë qëndron vetëm 4 orë në ditë.

Qytetarët shprehen kundër kësaj rritjeje, por janë të detyruar të paguajnë faturat e ujit. Gjatë viteve të fundit ka pasur edhe helmime masive të qytetarëve dhe kjo ka detyruar shumë konsumatorë, që prej vitesh, ujin në çezma nuk e përdorin për ta pirë. Ata kanë zgjedhur të shfrytëzojnë burimet apo duke blerë bidonë me ujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit