I rrezikohet jeta nga kanceri,26-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

I rrezikohet jeta nga kanceri,26-vjeçare ka nevojë…

Bajame Musaku është një vajzë nga Lushnja, e cila ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

26-vjeçarja është diagnostikuar me kancer lëkure dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Familjarët e saj kanë bërë një apel në JOQ Albania drejtuar të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë për të bërë të mundur trajtimin e motrës së tij.

Apeli i plotë:

Pershendetje JOQ! Kemi nevoj shum per ndihmen tuaj sepse eshte vertet nje rast urgjent. Motra jon vetem 26 vjec (Bajame Musaku)eshte diagnostikuar me melanom malinje(kancer lekure) dhe pasi i bem procedurat dhe operimin ktu ne shqiperi menduam se gjithcka po ecte si duhej dhe se se shpejti do sherohej. Por ajo ka vetem 1 muaj qe eshte operuar dhe nga skaneri na rezultoj se kanceri ka metastazuar ne melci. Ajo ka nevoj per nje trajtim te specializuar sa me shpejt sepse i rrezikohet jeta pasi kanceri shume shpejt mund ti nxjerr melcin jasht funksionit dhe nese kjo ndodh gjithcka mer fund shume shpejt.  Do ju lutesha na ndihmonit te gjithe atyre qe kan mundesi.Nje shifer e vogel nga ana juaj per ne eshte shume. Kërkojmë ndihmën e atyre që kanë mundësi. IBAN: AL21 2121 1157 0000 0000 0138 7018. Nr kontakti: 069 722 1435, ose 067 248 0798

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit