I sekuestrohen 1.2 milion dollarë, 44-vjeçari shqiptar i akuzuar dhe nga vendet e Amerikës Latine

I sekuestrohen 1.2 milion dollarë, 44-vjeçari shqiptar…

olicia e Tiranë ka bërë të ditur se ka sekuestruar pasuritë e Ylli Didani, të arrestuar nga DEA amerikane. Didani, është 44-vjeçari shqiptaro-amerikan i cili është i arrestuar nga DEA në SHBA pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Policia ka sekuestruar pasurinë e tij të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë. Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë, është pasuria e cila iu është sekuestruar Didanit.

Tiranë Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit. Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;•Një shoqëri sh.p.k;• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit