I sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, arrestohet 50-vjeçari

I sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara…

32.000 euro të padeklaruara janë sekuestruar nga policia kufitare e Kapshticës si dhe është proceduar penalisht poseduesi i tyre.

“Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit