"I shërbeva me përkushtim", punonjësi denoncon të moshuarën: Vodhi tre produkte të shtrenjta

“I shërbeva me përkushtim”, punonjësi denoncon të…

Një punonjës i një dyqani sportiv në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje, të cilin thotë se e ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë së biznesit ku punon.

Në pamjet e dërguara në redaksi, një grua e moshuar shihet teksa merr disa produkte sportive dhe i fut në një qese. Më pas, ajo largohet nga dyqani pa i paguar ato, sikur të mos kishte blerë asgjë.

Sipas punonjësit, bëhet fjalë për tre produkte të kushtueshme: një kostum sportiv Puma, një xhaketë dhe një xhaketë Adidas. Ai pretendon se vlera e tyre është e konsiderueshme dhe se shuma e përgjithshme është e barabartë me pagën e tij mujore.

Në mesazhin drejtuar JOQ Albania, punonjësi shprehet se i kishte kushtuar vëmendje të veçantë klientes, duke lënë përkohësisht pa shërbim edhe klientë të tjerë. Për këtë arsye, ai thotë se ndihet i zhgënjyer nga ajo që pretendon se ka ndodhur.

Punonjësi i bën thirrje gruas që të rikthehet në dyqan dhe të kthejë produktet, duke paralajmëruar se, në të kundërt, do t’i drejtohet Policisë.

Rasti shërben gjithashtu si një thirrje për kujdes ndaj punonjësve të shitjes, të cilët përballen çdo ditë me klientë të ndryshëm. Shërbimi ndaj klientit nuk duhet të kthehet në mundësi për të abuzuar me besimin e punonjësve.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/YKRqH4u7bZM” title=”&quot;I shërbeva me përkushtim&quot;, punonjësi denoncon të moshuarën: Vodhi tre produkte të shtrenjta” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit