I shitën drogë 22-vjeçarit që vdiq nga mbidoza, arrestohen dy shqiptarët

I shitën drogë 22-vjeçarit që vdiq nga…

Dy shqiptarë, 32 e 49 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Salsomaggiore Terme me akuzën e zotërimit dhe shitjes së drogës.

Hetimet nisën një vit më parë, pas vdekjes për shkak të mbidozës të një 22-vjeçari.

Hetuesit kanë arritur të verifikojnë që dy të arrestuarit i kanë shitur kokainë e heroinë të ndjerit, por autopsia nuk ka arritur të vërtetojë në mënyrë të pakundërshtueshme që vdekja ka ardhur si pasojë e marrjes së heroinës, kokainës apo nga një koktej i të dyjave. Për këtë arsye hipoteza hetimore fillestare (vdekje si pasojë një tjetër krimi, në rastin konkret shitje droge) nuk qëndron mbi baza të forta.

Hetimet e zhvilluara lidhur me analizimin e kontakteve të viktimës mundësuan identifikimin e tre personave që drejtojnë shitjen e heroinës dhe kokainës midis Salsomaggiore Terme e Parmës.

Dy shqiptarët e arrestuar ditët e fundit, sipas hetimeve, midis tetorit 2019 e marsit 2020 kanë shitur dhjetëra doza kokaine, me çmim 60-80 euro doza, me fitime të vlerësuara në rreth 20 mijë euro.

32-vjeçari, me shitje 3-4 doza në ditë mendohet të ketë fituar rreth 15 mijë euro, ndërsa 49-vjeçari me 2-3 doza në ditë ka fituar rreth 4500 euro. Të dy tani gjenden në burgun e Parmës.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit