I shiti partinë Tom Doshit…Gjinushi i përgjigjet akuzave të Berishës: Inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave

I shiti partinë Tom Doshit…Gjinushi i përgjigjet…

Skënder Gjinushi në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se akademia duhet të kthehet siç ka qenë dikur, në qendrën kryesore të kërkimit shkencor në vend.


Lidhur me akuzat që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri ndaj tij të hënën, duke e akuzuar se qëndron në këtë detyrë në shkelje flagrante të kushtetutës, Gjinushi u përgjigj:


“Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave”.


Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Akademisë së Shkencave, i cili sipas tij i shiti partinë Tom Doshit.

“Skënder Gjinushi ish-kryetar i PSD-së i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike nuk mund të ketë se kjo. Ai qëndron në atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës”, tha sot Berisha./Euronews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit