I shkaktoi shtetit 234 milion lekë dëm, del nga burgu Fran Tuci i Fushë-Arrëzit

I shkaktoi shtetit 234 milion lekë dëm,…

Fran Tuci, ish-kryetari i bashkisë së Fushë- Arrëzit ka lënë qelinë pasi ishte arrestuar i akuzuar për shpërdorim detyre.

Avokatët e Tucit i bënë një kërkesë GjKKO-së duke pretenduar se ai ka shlyer dënimin prej një viti e gjashtë muajsh në kohën e qëndrimit në paraburgim.

Tuci akuzohej se i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm mbi 234 milion lekë, pasi lejoi ndërtimin e një segmenti rrugor me gjatësi 1.8 km dhe me gjerësi 5 metra në një territor malor. Ndërtimi i rrugës solli dëmtimin e sipërfaqes pyjore të bashkisë Fushë-Arrëz.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Tuci u rizgjodh edhe ne zgjedhjet e 2019-es për një mandat te dyte, por kur ai ushtronte detyrën vëllai i tij, ra në prangat në qershor të 2020, gjatë një operacioni antidrogë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit