I shkarkuan të ëmën gjyqtare, përlotet në Kuvend Rudina Hajdari: M’u sulën si ujqër

I shkarkuan të ëmën gjyqtare, përlotet në…

Gjyqtarja Fatmira Hajdari u shkarkua nga KPK ditën e sotme për probleme me pasurinë. Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, u përlot gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit teksa fliste për këtë temë. Hajdari ka deklaruar se iu sulën si ujqër disa deputetë të Kuvendit, pas atij lajmi, por ajo beson tek Reforma në Drejtësi.

Ajo është shprehur:

Dita e sotme ka nisur me një lajm për familjen time dhe disa këtu mu sulën si ujqër. Unë besoj te reforma në drejtësi dhe do e mbështes deri në fund se shkon përtej interesave të familjes sime. Sot u tregua që nuk jam në kuvend për interesa personale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit