'I shkoi zarfi me plumb!'/ Konflikti me pronat në Jalë, 'zbyth' drejtorin e radhës nga Kadastra Vlorë

‘I shkoi zarfi me plumb!’/ Konflikti me…

Në Vlorë nëse bëhesh drejtor Kadastre, ndryshe nga qytetet e tjera, me zarf nuk të vijnë paratë e “kafeve”, madje as paga e muajit, por një plumb.

Këtë ‘surprizë’ e kanë kaluar me ‘sukses’ plot 7 drejtues kadastre, që në 10 muaj kanë dhënë dorëheqjen gjithë qejf.

Mafja e pronave të bregdetit është bërë shumë e rrezikshme në Vlorë sa tashmë ka marrë peng edhe Kadastrën e qytetit.

Sot është dorëhequr edhe drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës, duke bërë që në 10 muaj ky institucion të mos gjejë stabilitet.

Jurgen Pilkati, qëndroi vetëm 1 muaj e gjysmë në detyrë, para se të jepte dorëheqjen për motive të paditura.

Pak ditë më parë, Damian Gjinkuri, ish-ministri i MIE-s, deklaroi se, në krye do të vijë një drejtor nga Vlora.

Por, si është historia e këtij institucioni, që brenda 10 muajsh ka ndërruar 7 drejtorë?

Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.

Para Canametit, në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator.

Para Hodajt, në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës, që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë.

Kjo pasi ish-drejtori Florian Alimadhi, kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash.

Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar nëndrejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës.

Ata akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdhu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit