I shpallur në kërkim! Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë vëllanë në Dibër

I shpallur në kërkim! Ky është 26-vjeçari…

Ky është 26-vjeçari Florian Tonuzi i cili në mesnatë ka vrarë me thikë vëllanë e tij Benard Tonuzin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës kur dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga lokali i fshatit ku rrinin deri në orët e vona të naës. Tonuzi, akuzohet se ka qëlluar disa herë me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar në oborrin e banesës së tyre, ndërkohë që skena është parë nga babai i tyre. Tonuzi është larguar nga banesa menjëherë pas krimit, sakaq policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punon për arrestimin e menjëhershëm pasi banorët shprehen se janë në rrezik. Sipas tyre autori është person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike, dhe për këtë arsye nuk do të çojnë as fëmijët në shkollë pasi kanë frikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit