I shpallur në kërkim ndërkombëtar| Akuzohet për vrasje, kush është Vinçens Piroli?

I shpallur në kërkim ndërkombëtar| Akuzohet për…

Shtetasi Vinçens Piroli i plagosur me armë zjarri rreth orës 19:00 në Shkodër, rezulton një person me të shkuar të errët kriminale. 34-vjeçari mësohet së është në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasje në Malin e Zi. Atentati ndaj tij mbrëmjen e kësaj të hënë dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet e ndodhura në shtetin fqinj. Edhe pse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte i qetë në territorin e Shqipërisë, pa u diktuar nga policia.

Policia e Malit të Zi ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic. Së bashku Vinçens Piroli është shpallur edhe Dorjan Lala 35 vjeç. Vrasja ndaj malazezit dyshohet të jetë kryer për hakmarrje. Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviq deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

“Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre” tha ai para pak muajsh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit