I shpallur në kërkim për kanosje me armë, 20-vjeçari arrestohet në kufirin e Bllatës

I shpallur në kërkim për kanosje me…

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, kanë bërë të mundur kapjen e një 20=vjeccari me iniciale D. K., banues në Bulqizë. Ndërkohë kujtojmë se i riu në në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj. Pas kësaj ngjarje shtetasi në fjalë u dënua në mungesë me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Bulqizë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, ndaluan shtetasin D. K., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit