I shpërthen fishekzjarri në duar, plagoset rëndë 8-vjeçari shqiptar në Greqi

I shpërthen fishekzjarri në duar, plagoset rëndë…

Një djalë 8-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë. Bëhet me dijë se ngjarja ka ndodhur në nga Pylos, ku mësohet se i mituri ka mbetur i plagosur rëndë në dorë nga një fishekzjarrë.

Sipas informacioneve 8-vjeçari me origjinë nga Shqipëria kishte dalë me një mik jashtë kishës së Panagia Myrtidiotissa, dhe aty kanë gjetur një fishekzjarr. Ai ka tentuar ta ndezë, por ajo ka shpërthyer në dorë, duke e plagosur rëndë.

Fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore të Pylos dhe prej andej me autoambulancë në Spitalin e Kalamatës. Mirëpo u pa e nevojshme transferimi i tij në një spital në Athinë, për shkak të plagës së rëndë që ka marrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit