I shpëtoi atentatit me armë, administratori i “Wilson”: Po ziheshin disa çuna, dëgjova bam-bam!

I shpëtoi atentatit me armë, administratori i…

Lulëzim Masha, 63 vjeç, është personi i cili i shpëtoi atentatit me armë të kësaj të marte në Tiranë, në zonën e “Liqenit të Thatë”. Shënjestra e atentatit është administratori/pronari i shkollës private “Wilson” që ndodhet në brendësi të Liqenit të Tiranës. Në dëshminë e tij, Lulëzim Masha ka deklaruar se ka parë disa djem të rinj që ziheshin dhe më pas zhurmën e pistoletës. Mësohet se autori ka qenë i vetëm dhe pasi ka qëlluar disa herë me armë zjarrin drejt makinës me të cilën udhëtonte po ashtu i vetëm Lulëzim Masha, është larguar në këmbë.

Lulëzim Masha

Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit