
23-vjeçarja ukrainase, Anastasiia Alashri, u largua nga Ukraina drejt Italisë për t’i shpëtuar luftës.
Fatkeqësisht ajo u gjet e vdekur në fshatin Villa Giulia në Itali.
Viktima ishte goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ku autor i kësaj vrasje makabër dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar egjiptian, i cili është arrestuar në Bolonja.
Pas një sherri në shtëpinë e ish-bashkëshorti, ngjarja ka përfunduar me vdekjen e së resë
Sipas mediave italiane, e reja ukrainase mbërriti në Itali në mars të këtij viti dhe punonte në një restorant.
Ajo ishte e divorcuar dhe nënë e një djali 3 vjeçar, që dëshironte të niste një jetë të re.