I shpëtoi tragjedisë falë përqafimit të të atit, mjekët optimistë për shëndetin e 5-vjeçarit në Itali

I shpëtoi tragjedisë falë përqafimit të të…

Gjatë ditës së sotme, mjekët në Itali kanë nisur që të zgjojnë nga koma Eitanin e vogël, i cili është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë në Itali, pasi teleferiku në të cilin ai ndodhej bashkë me familjarët e tij u rrëzua duke i marrë jetën 14 personave.

Pesëvjeçari ndodhet në një spital në Torino, ku tashmë mjekët janë optimistë se gjendja e tij mund të përmirësohet dhe kanë nisur procesin e zgjimit pasi fëmija kaloi një natë të qetë.

“Po i reduktojmë dozën e medikamenteve që e kanë mbajtur më gjumë deri më tani,” thanë mjekët që po kujdesen për të.

Mjekët e spitalit Regina Margherita thanë se fëmija është përgjigjur mirë ndaj mjekimit dhe se rezonanca magnetike që iu bë nuk tregoi dëme neurologjike.

Eitan Biran dyshohet të ketë shpëtuar nga përqafimi i i të atit e cili e mbuloi me trupin e tij në momentin që teleferiku po rrëzohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit