I shpëtoi tragjedisë së Tempes/ Rrëfimi rrëqethës i 19-vjeçares

I shpëtoi tragjedisë së Tempes/ Rrëfimi rrëqethës…

19-vjeçarja Vasiliki përshkruan momentet makth që ka përjetuar në përplasjen vdekjeprurëse të trenit në Tempi , e cila ndodhej në makinën e mensës dhe së bashku me shoqen e saj shpëtuan për mrekulli.

Dy fëmijët po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, në Selanik ku studionin dhe 19-vjeçari përshkruan shpërthimin dhe luftën e tyre për të shpëtuar veten, duke u plagosur.

 Siç përshkruan në median greke ata kanë arritur të dalin nga treni fatal përmes një vrime të hapur në dyshemenë e mensës.

Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë… U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova Stelios dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem…” tha vajza e prekur dukshëm.

Bota po digjej, menduam se këto ishin momentet tona të fundit”

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Stelios ishte zbathur dhe i ftohtë. Ne u kërkonim njerëzve të na jepnin xhaketa. Më thoshte të shkoja te zjarri që bënte vagoni për tu ngrohur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit”, tha Vasiliki.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit