“I shtrenjti im”, reperi shqiptar merr urimin e parë publik nga e dashura pas konfirmimit të lidhjes

“I shtrenjti im”, reperi shqiptar merr urimin…

Gent Fatali dhe e dashura e tij, Rozafa, kanë gati 2 vite që janë të lidhur bashkë, por vetëm së fundmi e kanë pranuar këtë fakt. I ftuar në disa emisione ditët e fundit, Genti ka rrëfyer se ai dhe Rozafa janë prej 2 vitesh në një marrëdhënie, por janë karantinuar në vende të ndryshme gjatë kohës së pandemisë.

Tashmë që lidhje e tyre është bërë publike, Genti ka marrë urimin e parë për ditëlindje nga partnerja e tij. Rozafa ka postuar në rrjete sociale një foto, në të cilët shihet reperi duke e përqafuar.

“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Genti dhe Rozafa përfliteshin prej vitesh për një lidhje, por sa herë që reperi është shfaqur në intervista ka refuzuar të flasë ose ka thënë se partnerja ishte vajza e hallës së tij. Siç duket ata e kanë kaluar marrëdhënien në një tjetër stad, ndaj kanë vendosur ta bëjnë edhe publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit