I solli biznesmenit Piro Bare 22 mijë tonë naftë kontrabandë, arrestohet shtetasi rus

I solli biznesmenit Piro Bare 22 mijë…

Shtetasi rus Aleksej Smaznov është arrestuar nga policia shqiptare. Ai ishte kapiten i çisternës së naftës e cila hyri në portin e Durrësit më 20 shkurt. Anija mbante një sasi prej 22 mijë 500 litra naftë dhe sipas shtetasit rus ishte porositur nga një biznesmen shqiptar. Dyshohet se nafta kontradandë kishte destinacion kompaninë “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe mendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin e Kallamatas në Greqi nga një anije tjetër. Nafta ishte me origjinë ruse dhe hyri në ujrat shqiptar pa një dokument përkatës pasi Shqipëria vendosi ndalim të shkëmbimit të mallrave me Rusinë pas luftës që nisi me Ukrainën.

Sipas Policisë, biznesmeni Bare është paraqitur në doganën e Durrësit për të dorëzuar dokumentat e marrjes së naftës që do të shkarkohej në depozitat e Porto Romanos. Pasi është hasur në disa probleme në dokumenta, biznesmeni i hidrokarbureve dyshohet se ka braktisur marrëveshjen me rusët duke u tërhequr nga blerja e naftës.

Policia njofton se po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit