I theu aksidentalisht xhamin e makinës, qytetarja kërkon pronarin për t’i paguar dëmin

I theu aksidentalisht xhamin e makinës, qytetarja…

Një qytetare kërkon ndihmë për të gjetur pronarin e një automjeti, të cilit i është thyer xhami aksidentalisht në Plazhin e Pasqyrave.

Ajo ka treguar se ditën e sotme rreth orës 15:30, teksa po largohej me makinën e saj nga plazhi, një gur ka kërcyer dhe ka goditur makinën e parkuar, duke i thyer xhamin.

Qytetarja thotë se ka tentuar të gjejë pronarin, por plazhi ishte i mbushur me njerëz dhe nuk ka mundur ta identifikojë. Ajo shprehet se është larguar nga plazhi pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të zotin e automjetit.

Përmes këtij apeli, ajo kërkon që pronari i makinës ta kontaktojë, pasi dëshiron të marrë përgjegjësinë për dëmin dhe t’i japë gjysmën e shumës së nevojshme për riparimin e xhamit.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje JOQ!  Po kërkoj pronarin e kësaj makine. Sot, rreth orës 15:30, tek Plazhi i Pasqyrave, teksa po dilja me makinën time, një gur kërceu dhe goditi makinën e parkuar, duke i thyer xhamin.

Nuk e njoh pronarin, ndaj po kërkoj ndihmën tuaj për ta gjetur. Nëse pronari e sheh këtë postim, ju lutem të më kontaktojë. Dua të marr përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe t’i jap gjysmën e shumës së dëmit për rregullimin e xhamit.

Plazhi i Pasqyrave Rreth orës 15:30 Ju lutem JOQ, publikojeni që të mund ta gjej pronarin. Sapo ikem nga plazhi sepse askush nuk erdhi Kerkuam qe ta gjenim por plazhi ishte plot me njerez

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit