I tradhtoi aroma, kapet shtëpia e barit në Tiranë, po prodhonin kanabis

I tradhtoi aroma, kapet shtëpia e barit…

Policia ka kapur në Tiranë një grup personazh që kultivonin kanabis në një shtëpi, të njohura ndryshe për publikun si shtëpi bari. Ajo që i ka tradhtuar ishte aroma e kanabisit.

Abc ka publikuar video nga brenda shtëpisë së mbushur me kanabis, ku shihet se si autorët e kishin përshtatur të gjithë apartamentin për prodhimin dhe tharjen e lëndës narkotike.

Operacioni Aroma”, u finalizua dhe janë vënë në pranga dy pronarët e shtëpisë, një 28 vjeçar dhe një 54 vjeçar.

Po ashtu, në vijim të operacionit është arrestuar edhe roja i kanabisit i cili ishte një 50-vjeçar. Gjatë kontrollit të “shtëpisë së barit” u gjetën 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit