I vdekur në makinë, si u zbulua 25-vjeçari i vrarë në Babicë

I vdekur në makinë, si u zbulua…

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në fshatin Babicë të Vlorës.

Ishin qytetarët ata të cilët lajmëruan policinë , pasi identifikuan një person të plagosur brenda një automjeti në aksin Vlorë-Babic, rreth orës 07:35 të mëngjesit të sotëm

Uniformat blu pas mbërritjes në vendngjarje kanë konstatuar se një 25-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende është vrarë me armë zjarri. Dyshohet se viktima ndodhej prej disa orësh i vdekur në makinë.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një vetëvrasje, teksa burime për FaxNews bëjnë me dije se në trupin e viktimës është gjetur vetëm një plumb.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit