I vdiq në lokal një person nga mbidoza/ Arrestohet Marsida Qatja, në shtëpi iu vra ish-i dashuri

I vdiq në lokal një person nga…

Është arrestuar ditën e sotme Marsida Qatja, 33-vjeçarja që u bë protagoniste e kronikës së zezë në vitin 2019 pas vrasjes së ish-të dashurit të saj, Dritan Haxholli. Kujtojmë se ky i fundit u vra  nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, ngjarje e ndodhur në banesën e të resë.

Pasi u lirua në ato vite, ajo sot ka rënë në prangat e policisë sërish. Zyrtarisht, policia nuk ndan më tepër detaje në lidhje me rrethanat e arrestimit të 33-vjeçares, por thekson se ajo duhet të vuajë 2 vite burg për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Qatja akuzohet se në vitin 2019 kishte kthyer një ambient për përdorim të lëndëve narkotike, në të cilën, për shkak të mbidozës ka ndërruar jetë një person.

Kujtojmë se në vitin 2019 mbeti i vrarë një 41-vjeçar dhe u plagos një tjetër, efektiv sigurie në burgje. Gjithçka ndodhi në apartamentin e Marsidës, nënë e tre fëmijëve, e martuar që në moshën 14-vjeçare.

Ajo kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktima) lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë para se të ndodhte vrasja e tij. Në momentin e krimit, Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, Xhuljo Biturkun, fqinji i saj dhe Ermir Çelën, një mik, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Ky ka qenë edhe shkaku i të gjithë ngjarjes, prania e tre meshkujve në shtëpinë e ish-të dashurës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit