I vëllai i vrau gruan me sëpat, Jeton Sylaj kërkon lirinë: Djali im ka nevojë për mua

I vëllai i vrau gruan me sëpat,…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj tij, duke argumentuar se duhet të kujdeset për djalin e tij 12-vjeçar, vendndodhjen e të cilit, sipas deklarimit të tij në gjykatë, nuk e di.

Gjatë seancës së mbajtur të martën, Sylaj ka kërkuar që të mos mbahet në paraburgim, duke theksuar se i biri ka nevojë për kujdesin e tij. Ai ka pretenduar gjithashtu se nuk ka mundësi të largohet nga vendi, pasi nuk disponon dokumentet e udhëtimit.

Sipas vendimit të gjykatës, Sylaj ka deklaruar se pasaportën amerikane ia kanë marrë organet e hetuesisë, ndërsa pasaportën e Kosovës, sipas tij, ia kishte marrë Arlinda Zekaj.

Në të njëjtën seancë, ai ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike dhe ka pretenduar se ishte përpjekur ta parandalonte vrasjen e ish-bashkëshortes, për të cilën dyshohet vëllai i tij, Albert Sylaj.

Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, gjatë deklarimit para prokurorit, Jeton Sylaj kishte pranuar se i kishte drejtuar fjalë kërcënuese ish-bashkëshortes. Sipas të njëjtave shkresa, ai ishte arsyetuar se veprimet e tij i kishte ndërmarrë për të mbrojtur djalin e tyre 12-vjeçar.

Ndërsa hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt vijojnë, gjykata ka caktuar ndaj Jeton Sylajt masën e paraburgimit për një muaj. Pretendimet e tij dhe rrethanat e çështjes do të shqyrtohen në vijim të procedurave ligjore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit