I vëllai iu arrestua për drogë/ Kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

I vëllai iu arrestua për drogë/ Kërkohet…

“Kryetari i emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.”

Kjo është thirrja që Partia Demokratike i bën kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, pasi vëllai i tij, Arben Tuçi u vu në pranga në operacionin “Shënmëri 2020 nën akuzën për “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim”.

Sipas PD-së, ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti dhe tashmë është e qartë se Partia Socialiste të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar
Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit