I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës

I vihet flaka makinës së drejtoreshës së…

Drejtoreshës së Tatimeve e Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shikos, i kanë djegur makinën gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 22:15, në një garazh në zonën e ‘Plazhit të Vjetër’, te lagja ‘1 Maj’.

Makina është në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota, por përdorej nga vajza e tij. Mësohet se shkak i zjarrvënies është për shkak të detyrës, megjithatë ende policia nuk ka një version zyrtar në lidhje me shkaqet.

Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

‘Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

Ndërsa babai i Anjeza Shikos, Muamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë’- tha Muamet Çota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit