I vjedhin të gjitha lekët e koncerti, Ronela Hajatit i boshatisin kartat e kreditit

I vjedhin të gjitha lekët e koncerti,…

Këngëtarja Ronela Hajati është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo ndodhej në Londër për një koncert dhe dikush i ka vjedhur portofolin.

Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

Më tej, ajo shton se në portofol kishte kartat dhe personat që e kanë vjedhur kanë bërë shopping me lekët e saja.

“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, shprehet Ronela.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit