I vjen fundi qëndrimit nëpër hotele, emigrantët që ikin në Britani do strehohen në anijet e lundrimit dhe konviktet

I vjen fundi qëndrimit nëpër hotele, emigrantët…

Qëndrimit të emigrantëve shqiptarë nëpër hotelet e Britanisë duket se po i vjen fundi.

Mediat britanike i kanë kushtuar dhjetra artikujt kostot së lartë që qeveria britanike detyrohet të paguajë, 6.8 milionë paund në ditë – ose më shumë se 2 miliardë paund në vit – me 50,000 azilkërkues që kërkojnë një vend për të fjetur.

Ata priten të strehohen në anije lundrimi dhe konviktet e universiteteve, ndërkohë priten të shqyrtohen edhe ish-bazat ushtarake.

Masa vjen pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të gjejë ‘mijëra shtretër të rinj’ për emigrantët gjatë fushatës së tij si udhëheqës i konservatorëve. 

Në Angli, por pritet një valë e re emigrantësh për shkak të motit të mirë. Moti i mirë do të thotë shtim i personave që do të kalojnë kanalin për të hyrë në Angli.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve në Britani, ku 12 nga 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit, janë shqiptarë.

Dje, kryeministri tha se ai dhe Suella Braverman po punojnë ‘ditë e natë’ për t’i dhënë fund rritjes së papranueshme të kalimeve të emigrantëve në Kanal. 

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i dha një ndezje të fortë debatit kur tha se emigrantët po “pushtojnë” Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Edi Rama tha se këto komente janë të tepërta dhe se shqiptarët nuk janë problemi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit