I vodhën 200 milionë lekë dhe 50 mijë franga biznesmenit, rrëfehet Donald Hoxha: Makinën e gjetëm hapur

I vodhën 200 milionë lekë dhe 50…

Është zbardhur dëshmia e dy autorëvë që grabitën paratë nga makina e biznesmentin në një qëndër tregtare.

Donald Hoxha ka thënë se dera e makinës “nuk ishte e mbyllur, nuk e dinim që në makinë kishte shumë para, dinim vetëm qe ai person ishte biznesmen, morëm cantën dhe më pas u larguam nuk e dinim as vetë se sa cfarë shumë kishte brenda në cantë”.

Donald Hoxha dhe Gentian Kane, kanë vjedhur shumën e 200 mln lekëve të vjetra dhe 50 mijë frangave në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa u arrestuan disa ditë më pas në qytetin e Fierit, me 25 milionë lekë të vjetra më pak nga shuma që kishin vjedhur.

Autorët janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes. Pas hapjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur të shihet një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.

Donald Hoxha është vëllai i spikeres shqiptare Greta Hoxha, ndërsa 44-vjeçari Kane mendohet të jetë një mik i saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit