I vodhën portofolin afganit, arrestohen tre adoleshentë në Sarandë

I vodhën portofolin afganit, arrestohen tre adoleshentë…

Në Sarandë janë arrestuar tre adoleshentë. Mësohet se ata i kanë vjedhur portofolin një shtetasi afgan. Në prangat e policisë ranë, Klodian Gjini, 21 vjeç, Parios Zani, 18 vjeç, Jurgen Baço, 19 vjeç.

Sipas policisë, ata dhunuan afganin dhe i vodhën një shumë parash. Policia ka sekuestruar edhe 3 aparate celularë.

Njoftimi i Plotë:

SARANDËI vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:– Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit