I vodhën shumën marramendëse biznesmenit, jepet vendimi për vëllanë dhe mikun e spikeres shqiptare

I vodhën shumën marramendëse biznesmenit, jepet vendimi…

Gjykata Penale e Tiranës lë në masën ”arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane, të cilët akuzohen se i kanë grabitur 200 milionë lekë të vjetra dhe 50 mijë franga një biznesmeni në Tiranë.

Më herët raportoi dhe dëshminë e tyre në Gjykatë, ku Donald Hoxha ka thënë se dera e makinës “nuk ishte e mbyllur, nuk e dinim që në makinë kishte shumë para, dinim vetëm qe ai person ishte biznesmen, morëm cantën dhe më pas u larguam nuk e dinim as vetë se sa cfarë shumë kishte brenda në cantë”.

Donald Hoxha dhe Gentian Kane, kanë vjèdhur shumën e 200 mln lekëve të vjetra dhe 50 mijë frangave në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa u árrestuan disa ditë më pas në qytetin e Fierit, me 25 milionë lekë të vjetra më pak nga shuma që kishin vjèdhur.

Autorët janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes. Pas hapjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur të shihet një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.

Donald Hoxha është vëllai i spikeres shqiptare Greta Hoxha, ndërsa 44-vjeçari Kane mendohet të jetë një mik i saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit