I vodhën Universitetit Bujqësor dy lopë, arrestohen 5 të rinj

I vodhën Universitetit Bujqësor dy lopë, arrestohen…

Policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas të cilët ishin bashkepunëtor në një vjedhje.

Mësohet se te arrestuarit janë shtetasit . D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç.

Sipad policisë, të rinjtë kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arresturit për të realizuar vjedhjen.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit