I vranë dajën me thikë, futbollisti i Partizanit: Djem si ty nuk vijnë më

I vranë dajën me thikë, futbollisti i…

Sulmuesi i Partizanit Xhulio Skuka realizoi një gol në sfidën me Teutën dhe dedikimi ishte për dajën e tij të ndjerë që jetonte në Angli prej 13 vitesh.

Daja i tij është 27-vjeçari shqiptar Lumturi Zeqja.Ky i fundit u vra me thikë brenda një lokali në Angli. Ai tregoi foton e tij me fanellën e ekipit teksa bëri një dedikim special edhe në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Zeqjas.

Ky i fundit u përfshi në sherrin brenda lokalit në Angli për të ndihmuar shokun e tij por fatkeqësisht vdiq. Skuka në rrjetet sociale shkroi:“Djem si ty nuk vijnë më. Pusho i qetë vëllai im. Do na mungosh Lum djali”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit