
Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyes ka bërë përgjegjës Izraelin për ekzekutimin e tre djmeve të tij.
Një sulm ajror izraelit shënjestroi një makinë që mbante anëtarë të familjes Haniyeh në kampin e refugjatëve Al-Shati teksa po u jepnin urime banorëve të kampit për festën myslimane të Fitër Bajramit.
Zyra e medias në Gaza tha për sulmin vdekjeprurës: “Ushtria okupatore izraelite kreu një masakër të tmerrshme sot, ditën e Fiter Bajramit, kundër familjes Ismail Haniyeh, kreut të byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike-Hamas, kur avionët luftarakë izraelitë shënjestroi një makinë civile që mbante disa nga djemtë dhe nipërit e tij.”
Sulmi ajror vrau pesë persona dhe plagosi të tjerë, shtoi zyra në një deklaratë.
Ismail Haniyes tha për Al Jazeera se djemtë e tij u martirizuan në rrugën e Çlirimit të Jeruzalemit dhe Xhamisë Al-Aksa.
Haniyeh, i cili jeton ne Katar, tha se armiku drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes dhe nuk vlerëson ligjin dhe standardet.
Ai gjithashtu theksoi se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të negociuar.
Duke vendosur nën shënjestër familjet e liderëve nuk do të na bëjnë të heqim dorë nga kërkesat e popullit tonë.