I vranë vëllain me thikë, i riu shqiptar: Nëse nuk vepron gjykata vjen kanuni!

I vranë vëllain me thikë, i riu…

Në datën 21 janar të këtij viti, pas një përleshje me thika mes dy personave mbeti i vdekur një i ri. I ndjeri u identifikua si Elvis Mekaj, 26-vjeç. Ai u vra me thikë nga Kushtrim Selimin, 24-vjeç. Pas sherrit me thika Mekaj u dërgua në spital, por nuk arriti të shpëtojë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë pas kësaj ngjarje ka folur vëllai i viktimës, Labinot Mekaj nga Peja. Ky i fundit ka qenë dëshmitar i vrasjes së vëllait të tij, ndërsa kërkon drejtësi nga instancat përkatëse. Sipas vëllait të të ndjerit nëse drejtësia nuk vendoset në vend, do ta vendosë kanuni.

Vëllai i viktimës:

Jam betuar në gjakun e vëllait, nëse nuk vepron gjykata, vjen Kanuni! Vëllai i ndjerë u ardh e ka lon kerrin aty edhe ky si në besim ja ka bo tani hajde hajde, edhe vallau u vra direkt ne thikë.

Sipas vëllait të viktimës, kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24 vjeçarin Kushtrim Selimin, pasi edhe dy herë të tjera janë përleshur me thikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit