I vunë tritol në makinë| I arrestuar në vitin 2015, kush është Benard Sinomati?

I vunë tritol në makinë| I arrestuar…

Tritoli i vendosur në makinën e Benard Sinomatit alarmoi banorët e lagjies “Hajro Çakërri”. Shpërthimi ka qenë i madh, aq sa pjesa e përparme e makinës tip Passat është shkatërruar. Objektivi ishte 36-vjeçari Sinomati i cili sipas Policisë së Vlorës ndodhej jashtë shtetit. Për blutë e Vlorës, ai është një emër i njohur pasi në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Municionet e sekuestruara në vitin 2015.

Asokohe, Benard Sinomati, ose Spiro Sinomati siç e ka pasur emrin më parë, u kap në flagrancë në shtëpi me një armë zjarri pistoletë tip TT të cilën e mbante në brez. Gjatë kontrollit të banesës, atij i është sekuestruar edhe një jelek antiplumb, fishekë pistolete, dhe një numer i konsiderueshëm kartash (sim) telefonike te operatoreve te ndryshme celulare.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volksëagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit