I vunë tritolin Range Rover-it luksoz, Rezarta Koçi notere dhe dikur asistente e Eduard Halimit

I vunë tritolin Range Rover-it luksoz, Rezarta…

Një makinë Range Rover është shpërthyer me lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit. Një sasi e konsiderueshme me tritol shpërthyen në një makinë luksoze tip Range Rover në pronësi të shtetases Rezarta Kocci, një ish-notere të cilës i është hequr licensa.

Policia:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases Rezarta Koçi, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse ku ka vetëm dëme materiale.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit