I vuri flakën një kodre në Lezhë, policia procedon 73 vjeçarin

I vuri flakën një kodre në Lezhë,…

Policia ka proceduar Mark Nikollin për shkak të moshës, pasi i vuri zjarrin një kodre në lezhë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë.

I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit