I vuri flakën tre makinave dhe magazinës së qendrës tregtare, prangoset 26-vjeçari

I vuri flakën tre makinave dhe magazinës…

Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit