I vuri pistoletën në kokë/ Detajet si Shaqir Alcani kërcënoi Eral Myftarajn për tenderin 1 mln Euro

I vuri pistoletën në kokë/ Detajet si…

Janë zbardhur detaje të tjera nga sherri për një tender mes dy firmave. Mësohet se Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç kanë kërcënuar Eral Myftarajn që të tërhiqej nga tenderi me vlerë 1 milionë euro “për lëndë drusore për shkollat”, të zhvilluar nga bashkia Tiranë.

Madje, të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kane kërcënuar me jetën e djalit. 62 vjeçari Alçani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’, e cila në kohë të ndryshme ka përftuar 28 tendera në shkelje të ligjit, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës.

Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore. Vlera e tenderëve të përfituara në përgjithësi kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro. Por, tenderi në fjalë kapte vlerën 1 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit